Matthew 19:9 — Compare Translations
5 translations compared side by side
Albanian (Bibla Shqip 1994)
Por unë ju them se kushdo që e lëshon gruan e vet, përveç rastit të kurvërisë, dhe martohet me një tjetër, shkel kurorën; edhe ai që martohet me gruan e ndarë, shkel kurorën''.
Albanian 1827
Edhe u thom juvet, se ai që të ndajë gruan’ e tij pa qënë kurvëri ndë mes, e të marrë tjatër, bënetë miho (kurvjar); edhe ai që të marrë grua të ndarë, që rron burri saj, bënetë kurvjar.
Albanian 1872
Edhe po u thom juve, se ai qi të lishojë gruen’ e vet, përveç punë kurvënie, edhe të martohetë me tietër, kurvënon; edhe ai qi të martohetë me grue të lishuemë, kurvënon.
Albanian 2018
Unë po ju them se kushdo që e ndan gruan e vet, përveç rastit të kurvërisë, dhe martohet me një grua tjetër, bën tradhti bashkëshortore ».
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
Edhe po u them juve, se ay që të lëshonjë gruan’ e ti, përveç për punë kurvërie, edhe të martonetë me tiatërë, kurvëron; edhe ay që të martonetë me grua të lëshuarë, kurvëron.”