Matthew 2:11 — Compare Translations

5 translations compared side by side

Albanian (Bibla Shqip 1994)
Dhe, mbasi hynë në shtëpi, panë fëmijën me Marien, nënën e tij, dhe ranë përmbys dhe e adhuruan. Pastaj hapën thesaret e tyre dhe dhuruan: ar, temjan dhe mirrë.
Albanian 1827
E si hinë brënda ndë shtëpi, çuanë djalënë bashkë me t’ëmën’ e tij Mariënë, e ranë mbë dhe, e ju falë atij; e hapnë hazinet’ e ture, e i dhanë dhurëti ar, edhe thimjamë, edhe smirnë.
Albanian 1872
Edhe si erthnë ndë shtëpit, gjetnë dialinë bashkë me Marinë t’amënë, edhe ranë mbë dhe, e adhuruenë, edhe hapnë thesoret’ e veta, e i prunë dhunëtia, ar, e kem, e mirrë.
Albanian 2018
Si hynë në shtëpi, panë fëmijën me Marinë, nënën e tij, e ranë në gjunjë dhe e adhuruan. Pastaj hapën thesaret e tyre dhe i dhuruan ar, temjan e mirrë.
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
Edhe si erthnë ndë shtëpit, gjetnë dialënë bashkë me t’ëmën’ e ti Marinë, edhe ranë mbë dhe e iu falnë ati, edhe si hapnë thesarët’ e tyre, i prunë ati dhurëti, ar’ e kënem e smyrnë.