Matthew 20:1 — Compare Translations

5 translations compared side by side

Albanian (Bibla Shqip 1994)
''Mbretëria e qiejve i ngjan, pra, një zot shtëpie, që doli herët në mëngjes për të pajtuar me mëditje punëtorë për vreshtin e vet.
Albanian 1827
Se mbretëria e Qiellvet ka të gjarë me një njeri zot shtëpiet, që ai dolli që ndë mëngjes të zij punëtorë ndë vështë të tij.
Albanian 1872
Sepse mbretënia e qillvet përgjan me nji nieri zot shtëpie, i cilli duel heret me nadie me zanë punëtorë për veshtin’ e vet.
Albanian 2018
«Mbretëria e qiejve është si i zoti i shtëpisë që doli në mëngjes herët për të gjetur punëtorë për vreshtin e vet.
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
Sepse mbëretëri’ e qiejevet gjan me një njeri zot shtëpie, i cili dolli shpejt me natë të pajtonjë punëtorë për veshtin’e tij.