Matthew 22:13 — Compare Translations
5 translations compared side by side
Albanian (Bibla Shqip 1994)
Atëherë mbreti u tha shërbëtorëve: "Lidheni duar dhe këmbë, kapeni dhe hidheni në errësirat e jashtme. Atje do të jetë e qara dhe kërcëllim dhëmbësh".
Albanian 1827
Ahiere u thotë mbreti punëtorëvet: Si t’i lidhni atit duartë, ngrenie atë, e vinie jashtë ndë erësirë të thellë. Atje do të jetë të qarëtë, edhe të dredhurit e dhëmbëvet.
Albanian 1872
Atëherë mbëreti u tha shërbëtorëvet: Lithni ate për kambësh e për duersh, edhe ngrenia, e hithnia nd’errësinë të përjashtëme; atie ka me qenë të qjamit’ edhe të dridhunit’ e dhambëvet.
Albanian 2018
Pastaj mbreti u tha shërbëtorëve: “Lidheni këmbë e duar e hidheni përjashta në errësirë. Atje do të ketë vajtim e kërcëllimë dhëmbësh”.
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
Atëhere mbëreti u tha punëtorëvet: “Lidheni atë prej këmbësh e prej duarësh, edhe ngrineni, edhe e hithni nd’ errësirët të përjashtëme; atie do të jetë të qjarët’ e të kërcëlliturit’ e dhëmbëvet.