Matthew 22:4 — Compare Translations
5 translations compared side by side
Albanian (Bibla Shqip 1994)
Dërgoi përsëri shërbëtorë të tjerë duke thënë: "U thoni të ftuarve: Ja unë e kam shtruar drekën time, viçat e mi dhe bagëtia ime e majmur janë therur dhe gjithçka është gati; ejani në dasmë".
Albanian 1827
Pameta dërgoi të tjerë kopij, e u tha: Thoi mb’ata që janë ftuarë, na, që dreka ime është hazër, viçëret’ e mia edhe berat’ e majme janë therturë, edhe gjithë sa duhenë janë hazër, po ejani ndë dasmëra.
Albanian 1872
Përsëri dërgoi të tierë shërbëtorë, tue thanë: Thoni atyneve qi qenë thirrunë - Qe te bana gati drekënë t’eme; qet’ e mi edhe berrat’ e maime janë therunë, edhe të gjitha janë gati, eni ndë darsmat.
Albanian 2018
Përsëri dërgoi shërbëtorë të tjerë e u tha: “U thoni të ftuarve se gostia është gati. Demat e bagëtitë e majme i kam therur dhe gjithçka është përgatitur. Ejani në dasmë”.
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
Përsëri dërgoj të tierë shërbëtorë, tuke thënë: Thoni atyre që janë ftuarë: Ja tek bëra gati drekënë time; qet’ e mi edhe berrat’ e ushqyerë janë therurë; edhe të gjitha janë gati, ejani ndë dasmë.