Matthew 24:3 — Compare Translations
5 translations compared side by side
Albanian (Bibla Shqip 1994)
Pastaj, kur ai u ul të rrinte në malin e Ullinjve, dishepujt e vet iu afruan mënjanë dhe i thanë: ''Na thuaj, kur do të ndodhin këto gjëra? Dhe cila do të jetë shenja e ardhjes sate dhe e mbarimit të botës?''.
Albanian 1827
E si rrij ai sipër ndë mal të ullinjet, erdhë nde ai mathititë vetëmë, e i thanë: Thuajna nevet kur do të jenë këto? Edhe cili është nishani të s’ardhurit sate, edhe të së sosurësë jetësë?
Albanian 1872
Edhe ai tue ndenjunë mbi Mal’ të Ullivet, dishepujt’ iu afruenë mbë-nj-anë, tue thanë: Na thuei, kurë kanë me u bamë këto? Edhe cilli ashtë shenji i të ardhunit tand, edhe të mbaruemit’ e jetësë?
Albanian 2018
Kur Jezui po rrinte në malin e Ullinjve, erdhën dishepujt e i thanë veçmas: «Na thuaj, kur do të ndodhin këto dhe cila do të jetë shenja e ardhjes sate dhe e fundit të botës?».
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
Edhe ay tek ishte tuke ndenjurë mbi malt t’ Ullinjvet, nxënësit’ iu afruanë mbënjanë, tuke thënë: Thuajna, kur do të bënenë keto? Edhe cila është shenj’ e të ardhurit tënt edhe së mbaruarësë jetësë?