Matthew 24:6 — Compare Translations
5 translations compared side by side
Albanian (Bibla Shqip 1994)
Atëherë do të dëgjoni të flitet për lufta dhe për ushtima luftash; ruhuni të mos shqetësoheni, sepse të gjitha këto duhet të ndodhin, por ende mbarimi nuk do të ketë ardhur.
Albanian 1827
E do të digjoni luftëra, edhe zëra të luftëravet; vështroni e mos u frikoni, se duhenë të bënenë gjithë këto, po akoma nuk’ është të sosurit’ e jetësë.
Albanian 1872
Edhe keni me ndëgjuem luftëna, edhe zana luftënash; shikoni mos frikohi, sepse të gjitha këto duhenë me u bamë, por e mbrapmeja edhe s’ashtë.
Albanian 2018
Do të dëgjoni për luftra e lajme luftrash, por mos u tronditni. Këto duhet të ndodhin, por ky nuk do të jetë ende fundi.
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
Edhe do të dëgjoni luftëra e zëre luftërash; shikoni, mos trubullohi, sepse të gjitha këto gjan të bënenë, po e pastajmeja edhe nuk’ është.