Matthew 26:39 — Compare Translations

5 translations compared side by side

Albanian (Bibla Shqip 1994)
Dhe, si shkoi pak përpara, ra me fytyrë për tokë dhe lutej duke thënë: ''Ati im, në qoftë se është e mundur, largoje prej meje këtë kupë; megjithatë, jo si dua unë, por si do ti''.
Albanian 1827
E si vate pakëzë më teje, ra përmis mbi faqe të tij, tuke luturë, e tuke thënë: Babai im, ndë mund të bënetë, le të shkojë nga meje kij potir, po jo si dua unë, po si do ti.
Albanian 1872
Edhe si shkoi pak përpara, ra me faqe përmbys, tue u falun’, e tue thanë: Ati em, ndë qoftë se mundetë, le të shkojë prei meje kyi potir, por jo si të demi unë, por si të duesh ti.
Albanian 2018
Pasi shkoi pak më tej, ra me fytyrë përdhe e u lut: «Ati im, po të jetë e mundur, largoje këtë kupë prej meje. Megjithatë u bëftë jo si dua unë, por si do ti».
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
Edhe si vate pakëzë më tej, ra me faqe përmbys, tuke falur’ e tuke thënë: “Ati im, ndë qoftë se munt të bënetë, le të hiqetë prej meje këjo kupë; po jo si dua unë, po si të duaç ti.”