Matthew 27:35 — Compare Translations

5 translations compared side by side

Albanian (Bibla Shqip 1994)
Mbasi e kryqëzuan, i ndanë me short rrobat e tij, që të përmbushej ç'ishte thënë nga profeti: ''I ndanë ndërmjet tyre rrobat e mia dhe hodhën short mbi tunikën time''.
Albanian 1827
E si e kruqasnë atë, ndajtinë rrobat’ e tij, si shtunë shorte, që të paguhetë ajo që qe thënë nga profiti: I ndajtinë rrobat’ e mia me vetëhe të ture, e mbi rrobë time shtinë short.
Albanian 1872
Edhe si e kryqëzuenë, shtinë shortë, e danë petkat’ e ati, qi të mbushetë qish ashtë thanë prei profetit: “Danë petkat’ e mia mbë vetëhen’ e atyneve, edhe shtinë shortë mbi petkunë t’em”.
Albanian 2018
Pasi e kryqëzuan, hodhën short për të ndarë rrobat e tij.
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
Edhe si e kryqëzuanë, hothnë shortë, e ndanë rrobet’ e ati; që të mbushetë ç’është thënë nga profiti: “Ndanë rrobet’ e mija mbë vetëhe të tyre, edhe hothnë shortë mbi të veshurit tim.”