Matthew 6:24 — Compare Translations
5 translations compared side by side
Albanian (Bibla Shqip 1994)
Askush nuk mund t'u shërbejë dy zotërinjve, sepse ose do të urrejë njërin dhe do ta dojë tjetrin; ose do t'i qëndrojë besnik njerit dhe do të përçmojë tjetrin; ju nuk mund t'i shërbeni Perëndisë dhe mamonit.
Albanian 1827
S’mun njeri të punojë di zotërinj, se ja njerinë do të urrejë, e tjatërinë do të dojë, ja njerinë do të ndërojë, e tjatërinë do të ksendërojë. Nukë mundni të punoni ndë një kohë Perndinë, edhe Mamonanë.
Albanian 1872
Kurkushi s’mundetë me u shërbyem dy zotënive, sepse a njianinë do ta ketë mëni, edhe tietërinë do ta detë; a njianit ka me i shkuem mbrapa, edhe tietërit ka me i këthyem shpinënë; nukë mundeni me i shërbyem Perëndisë, edhe mammonait.
Albanian 2018
«Askush nuk mund t'u shërbejë dy zotërinjve. Ai ose do të urrejë njërin e do të dojë tjetrin, ose do të jepet pas njërit e do të lërë pas dore tjetrin. Nuk mund t'i shërbeni edhe Perëndisë, edhe parasë».
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
Asnjë s’munt t’u shërbenjë dy zotërinjve, sepse a njërit do t’i ketë mëri, edhe tiatrinë do ta dojë; a njërit do t’i ngjitetë prapa, edhe tiatërit do t’i këthenjë krahëtë. Nukë munt t’i shërbeni Perëndisë edhe Mammonajt.