Matthew 7:14 — Compare Translations

5 translations compared side by side

Albanian (Bibla Shqip 1994)
Përkundrazi sa e ngushtë është dera dhe sa e vështirë është udha që çon në jetë! Dhe pak janë ata që e gjejnë!
Albanian 1827
Se ësht’ e ngushtë dera, edhe e zahmetëçme udha që bie ndë jetë të pasosurë, e janë të pakë ata që e gjejënë atë.
Albanian 1872
sepse e ngusht’ ashtë dera, edhe e shtrëngut’ asht’ udha qi u shpie ndë jetët, edhe të pakë jan’ ata qi e gjejnë.
Albanian 2018
Por e ngushtë është dera dhe e ngushtë është udha që çon në jetë e të paktë janë ata që e gjejnë».
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
Sepse e ngushtë është dera, edhe e shtrënguar’ ësht’ udha që shpie ndë jetët, edhe të pakë jan’ ata që e gjenjën’ atë.