Philippians 4:12 — Compare Translations

5 translations compared side by side

Albanian (Bibla Shqip 1994)
Unë mund të bëj gjithçka me anë të Krishtit që më forcon.
Albanian 1827
Di të jem unjurë, di të jem edhe ndë zotëri. Mbë çdo vënd, edhe mbë çdo punë jam mpsuarë të jem ngosurë, edhe i urëtë, të më tepërojë, edhe të më lipsetë.
Albanian 1872
Dij të përungjem, dij edhe të tepërohem; gjithë-ku-do a mbë të gjitha jam mësuem edhe të ngihem edhe të kem uni, edhe të më tepërojn’ edhe të më mengojnë.
Albanian 2018
Unë e di çfarë do të thotë të jesh në nevojë dhe e di çfarë do të thotë të kesh me tepri. Në çdo rrethanë e në çdo gjë jam mësuar edhe të jem i ngopur, edhe të kem uri; edhe të kem me tepri, edhe të jem në nevojë.
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
Di të përunjem, di edhe të tepronj; gjithëkudo e mbë të gjitha jam mësuarë, edhe të nginjem edhe të kem uri, edhe të më tepronjën’ edhe të më shterënë.