Revelation 14:1 — Compare Translations

5 translations compared side by side

Albanian (Bibla Shqip 1994)
Pastaj pashë Qengjin që rrinte në këmbë në mal të Sionit, dhe bashkë me të ishin njëqind e dyzet e katër mijë njerëz, që e kishin të shkruar mbi ballin e tyre emrin e tij dhe emrin e Atit të tij.
Albanian 1827
E vura re, e ja një qengj që rrij ndë mal të Sionit, e bashkë me të njëqind e dizet e katër mijë krerë, që kishnë shkruarë ëmërin’ e babait së tij ndë ballëra së ture.
Albanian 1872
Edhe pashë, edhe nje Qengji te rrinte mbi mal të Sionit, edhe bashkë me atë ishinë nji qind e katër-dhet’ e katër mijë, qi kishinë shkruem ndë ballënat të vet emënin’ e të atit ati.
Albanian 2018
Pastaj pashë Qengjin që qëndronte mbi malin e Sionit. Bashkë me të ishin edhe njëqind e dyzet e katër mijë njerëz, që kishin të shkruar në ballë emrin e tij dhe emrin e Atit të tij.
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
Edhe pashë, edhe ja një Qënq te rrinte mbi malt të Sionit, edhe bashkë me atë ishinë një qint e dyzet e katrë milë që kishinë shkruarë ndë ballërat të tyre emërin’ e t’et ati.