Revelation 16:2 — Compare Translations
5 translations compared side by side
Albanian (Bibla Shqip 1994)
I pari shkoi dhe e derdhi kupën e vet mbi tokë, dhe një ulçerë e ligë dhe e dhimbshme goditi njerëzit që kishin damkën e bishës dhe ata që adhuronin figurën e saj.
Albanian 1827
E vate i pari e derdhi kupën’ e tij mbi dhe; e u bë plagë e keqe e e ligë mbë njerëz, që kishnë nishan’ e bishësë, e mb’ata u falë mbë konismë të saj.
Albanian 1872
Edhe vote i pari, edhe derdhi kupën’ e vet mbë dhet; edhe u ba plag’ e keqe edhe e ligë mb’ata njerëzit qi kishinë shenjën’ e bishësë, edhe mb’ata qi adhuroishinë figuren’ e asai.
Albanian 2018
Engjëlli i parë shkoi dhe derdhi kupën e tij në tokë. Atëherë një plagë e keqe dhe e dhimbshme i zuri njerëzit që kishin damkën e bishës dhe ata që adhuronin shëmbëlltyrën e saj.
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
Edhe vate i pari, edhe derdhi kupën’ e ti mbi dhet; edhe u bë plagë e keqe edhe e ligë mb’ ata njerëzit që kishinë shenjën’ e bishësë, edhe mb’ ata që i faleshin’ ikonës’ asaj.