Revelation 18:2 — Compare Translations

5 translations compared side by side

Albanian (Bibla Shqip 1994)
Ai bërtiti me forcë dhe me zë të madh, duke thënë: ''Ra, ra Babilona e madhja, dhe u bë vendbanimi i demonëve, dhe streha e çdo fryme të ndyrë, dhe streha e çdo shpendi të ndyrë dhe neveritshëm.
Albanian 1827
E thirri fort me zë të madh, e tha: Ra, ra Vavillona e madhe, e u bë të ndënjurë të dhemonëvet, e hapsanë e çdo shpirtit të pëgërë, e çdo shpezet së pëgërë e së urrierë.
Albanian 1872
Edhe thërriti fort me za të math, e tha: “Ra, ra Babylona” e madhe, edhe u ba të ndenjunit’ e diajvet, edhe burgu i qish-do farë shpirti të ndytë, edhe burgu i qish-do farë shpende të ndytë, e të marrëme mëni,
Albanian 2018
Atëherë engjëlli thirri me zë të lartë: «Ra, ra Babilonia e madhe! Ra e u bë banesë djajsh, strofull e çdo shpirti të ndyrë, shpendi të papastër e bishe të fëlliqur e të urryer.
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
Edhe bërtiti (fort) me zë të math, e tha: “Ra, ra Vavyllona” e madhe, edhe u bë të ndenjurit’ e diajvet, edhe burgu i çdo fryme të ndyrë, edhe burgu i çdo farë shpese të ndyrë e të mëriturshëme.