Revelation 18:23 — Compare Translations
5 translations compared side by side
Albanian (Bibla Shqip 1994)
Dhe dritë llambe nuk do të ndriçojë më në ty; edhe zë dhëndri dhe nuseje nuk do të dëgjohet më te ti; sepse tregtarët e tu ishin të mëdhenjtë e dheut, sepse gjithë kombet u mashtruan me magjinë tënde.
Albanian 1827
E dritë fotiet do të mos feksjë më tek ti; as zë dhëndërit e nuse do të digjonetë më tek ti; sepse reshperët’ e tua qenë megjistanët’ e dheut, sepse me magjira të tua u pllanepsnë gjithë miletetë.
Albanian 1872
edhe dritë kandili s’ka me ndritunë ma te ti; edhe za dhandërri e nuseje s’ka me u ndëgjuem ma te ti, sepse tregjetarët’ e tu ishinë të mëdhejt’ e dheut, sepse gjithë kombet’ u gënjyenë prei magjisë s’ate.
Albanian 2018
Drita e pishtarit nuk do të ndriçojë më e nuk do të dëgjohet më as zë dhëndri e as zë nuseje. Tregtarët e tu të mëdhenjtë e tokës ishin, me magjinë tënde u mashtruan të gjitha kombet.
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
Edhe dritë kandili nukë do të ndrisnjë më te ti; edhe zë dhëndërri e nuseje nukë do të dëgjonetë më te ti; sepse tregjetarët’ e tu ishinë të mëdhenjt’ e dheut, sepse gjithë kombet’ u kobuanë nga magjia jote.