Revelation 18:7 — Compare Translations
5 translations compared side by side
Albanian (Bibla Shqip 1994)
Në masën që u vetlavdërua ajo dhe shfreu në epshe, në atë masë i jepni asaj mundim dhe brenga, sepse ajo në zemër të vet thotë: "Unë rri posi mbretëreshë, e ve nuk jam dhe brengë nuk do të shoh".
Albanian 1827
Sa madhëcoi vetëhen’ e saj, e rroi ndë bolluk, e gëzim, e kaqë t’i epni asaj mundim e të qarë; sepse thotë ndë zëmërë të saj: Rri mbretëreshë, e nukë jam e ve, as do të di se ç’është të qarëtë.
Albanian 1872
Sa lavdoi vetëvetëhenë edhe nxuer dëshëriminë, kaqi mundim e vajë epni asai, sepse thotë me zemërën’ e vet: Po rrij regjëneshë, edhe nukë jam e ve, edhe s’kam me bamë vajë.
Albanian 2018
Jepini asaj po aq mundim e vajtim, sa i dha lavdi e kamje vetes, ajo që vazhdon të thotë në zemrën e vet: “Unë rri ulur si mbretëreshë, nuk jam vejushë, nuk do të shoh kurrë vajtim me sy”.
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
Sa lavdoj vetëhen’ e saj edhe nxori dëshërimnë, kaqë mundim e vajë epni asaj; sepse thotë me zemërën’ e saj: “Po rri mbëretëreshë, edhe nukë jam e ve, edhe s’kam për të bërë vaje.”