Revelation 2:20 — Compare Translations

5 translations compared side by side

Albanian (Bibla Shqip 1994)
Dhe i dhashë kohë që të pendohet për kurvërinë e saj, por ajo nuk u pendua.
Albanian 1827
Po kam kondrë teje pak punëra, sepse lë gruanë Iezavelnë, që bën vetëhen’ e saj profiteshë, të dhidhaksjë e të gënjejë ropt’ e mi, të bienë ndë kurvëri e të hanë nga ato që therënë nd’Idhollë.
Albanian 1872
Por di qish kam pak gja kundrë teje, se le gruen’ Iezabile, qi thotë për vetëvetëhenë se ashtë profeteshë, me mësuem edhe me gënjyem shërbëtorët’ e mi, të kurvënojënë edhe të hanë kurban idhujsh.
Albanian 2018
Por kam diçka kundër teje. Ti lejon Izebelën, një grua që e quan veten profeteshë, të mësojë e të mashtrojë shërbëtorët e mi, duke i shtyrë të jepen pas kurvërisë e të hanë flijime idhujsh.
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
Po diç’ kam (pak gjë) kundrë teje, se lë gruanë Jezavelë, që thotë për vetëhen’ e saj se është profiteshë, të mësonjë edhe të gënjenjë shërbëtorët’ e mi të kurvëronjën’ edhe të hanë kurban idhujsh.