Revelation 21:8 — Compare Translations
5 translations compared side by side
Albanian (Bibla Shqip 1994)
Kurse për frikacakët dhe të pabesët, dhe të neveritshmit dhe vrasësit, dhe kurvëruesit, dhe magjistarët, dhe idhujtarët, dhe gjithë gënjeshtarët, pjesa e tyre do të jetë në liqenin që digjet me zjarr dhe squfur, që është vdekja e dytë''.
Albanian 1827
E për trëmbëlakë pa, e për të pabesë, e për të ndierë, e për vreës, e për kurvjarë, e për magjishtjarë e për idhollollatrë, e për gjithë gënjeshtjarëtë, pjes’ e ture është ndë gjol që digjetë me zjar e me shqufur; që është mort i ditë.
Albanian 1872
Edhe frikësit e të pabesët’ e të ndytët’ e gjak-bamësit’ e kurvarët’ e magjistarët’ e idhullatrët’ e gjithë rrenësitë kanë me pasunë piesën’ e vet ndë kënetët qi digjetë me ziarrm e me surfullë, qi ajo ashtë vdek’ e dytë.
Albanian 2018
Ndërsa frikacakët, të pafetë, ndyrësirat, vrasësit, kurvarët, magjistarët, idhujtarët dhe të gjithë gënjeshtarët do ta kenë vendin në liqenin që digjet me zjarr e me squfur». Kjo është vdekja e dytë.
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
Edhe frikacarët’ e të pabesët’ e të ndyrët’ e vrasësit’ e kurvarët’ e magjistarët’ e idhullatrët’ e gjithë gënjeshtarëtë do të kenë piesën’ e tyre ndë lëqer që digjetë me ziarr e me squfur; që është vdekëj’ e dytë.”