Romans 1:13 — Compare Translations

5 translations compared side by side

Albanian (Bibla Shqip 1994)
Tani, vëllezër, unë nuk dua që të mos e dini se shumë herë kisha vendosur të vija tek ju që të mund të kem ndonjë fryt midis jush siç kam pasur midis johebrenjve të tjerë, por deri tash kam qenë i penguar.
Albanian 1827
E dua ta diji juvet, o vëllazër, se shumë herë bëra nijet të vijë ndër juvet (e u mbodhiçë ngjera të sormenë) që të kem edhe mbë juvet ndonjë të mbrodhurë, si edhe ndë të tjeratë filira.
Albanian 1872
Edhe due qi ta dini, o vëllazën, se shumë herë e vuna ndër mend me ardhunë te ju, (por u ndala deri tashti), qi të kemi ndonji pemë edhe ndërmiet jush, sikurse edhe ndërmiet kombevet tierë.
Albanian 2018
Dua ta dini, o vëllezër, se shumë herë kam pasur ndër mend të vij te ju, që vepra ime të kishte fryt edhe te ju si te kombet e tjera, por kam qenë i penguar deri tani.
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
Edhe dua që ta dini, o vëllezër, se shumë herë e vura ndër mënt të vinj te ju (po u ndaluaç gjer ndashti), që të kem ndonjë pemë edhe ndë mest juve, sikundrë edhe ndërmest kombevet tierë.