Romans 1:27 — Compare Translations

5 translations compared side by side

Albanian (Bibla Shqip 1994)
Në të njejtën mënyrë burrat, duke lënë marrëdheniet e natyrshme me gruan, u ndezën në epshin e tyre për njëri-tjetrin, duke kryer akte të pandershme burra me burra, duke marrë në vetvete shpagimin e duhur për gabimin e tyre.
Albanian 1827
Kështu edhe meshkujt’ e ture, si lanë të bashkuarit’ e fisit së gruasë, u dogjnë nd’oreks të ture njeri mbë jatërinë, tuke bërë turpnë meshkujtë mbë meshkuj, e muarrë pagënë që u duhej të gënjeshtrësë ture mbë vetëhe të ture.
Albanian 1872
me ate qi ashtë kundrë natyrësë; kështu edhe mashkujtë lanë zakoninë qi ashtë mbas natyrësë gruesë, e u doqnë ndë dëshërimt të vetëhes’ atyne njiani me tietërinë, tue punuem shumtiminë mashkuj mbë mashkuj, e tue marrë pagën’ e gënjimit vet qi duhei për vetëhen’ e atyne.
Albanian 2018
Po ashtu edhe burrat, duke lënë marrëdhëniet e natyrshme me gratë, u ndezën në epshin e tyre për njëri-tjetrin. Burra kryen vepra të pahijshme me burra, duke marrë mbi vete shpagimin e duhur për fajin e tyre.
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
Kështu edhe meshkujtë lanë zakoninë që është pas fisit femërësë, e u ndoqnë ndë dëshërim të vetëhesë tyre njëri me tiatrinë, tuke punuarë shumtimnë meshkuj mbë meshkuj, e tuke marrë pagën’ e kobimit tyre, që gjante për vetëhen’ e tyre.