Romans 10:14 — Compare Translations
5 translations compared side by side
Albanian (Bibla Shqip 1994)
Si do ta thërrasin, pra, atë, të cilit nuk i besuan? Dhe si do të besojnë tek ai për të cilin nuk kanë dëgjuar? Dhe si do të dëgjojnë, kur s'ka kush predikon?
Albanian 1827
Ma qish do të thërresënë një që nukë kanë besuarë mbë të? E qish do të besojënë atë që s’kanë digjuarë? E qish do të digjojënë pa qënë dhidhahu?
Albanian 1872
Si pra kanë me thirrun’ ate qi s’i kanë besuem? Edhe si kanë me i besuem ati qi s’kanë ndëgjuem për ate? Edhe si kanë me ndëgjuem pa qenun’ ai qi predikon?
Albanian 2018
Por, si do ta thërrasin atë të cilit nuk i besuan? Dhe si mund t'i besojnë atij për të cilin nuk kanë dëgjuar? Dhe si do të dëgjojnë nëse nuk ka njeri t'u predikojë?
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
Qysh do ta thërresënë pra atë, që s’i kanë besuar’ ati? Edhe qysh do t’i besonjën’ ati që s’kanë dëgjuarë për atë? Edhe qysh do të dëgjonjënë, pa qenë ay që leçit?