Romans 11:18 — Compare Translations

5 translations compared side by side

Albanian (Bibla Shqip 1994)
mos u mburr kundër degëve: por nëse mburresh kundër tyre, mos harro se nuk e mban ti rrënjën, po rrënja të mban ty.
Albanian 1827
Mos u mburr kondrë degavet. Ma ndë mburre, ti nukë mban rrënjënë, po rrënja të mban ti.
Albanian 1872
por ndë mburre, ti nukë mba rrajënë, por rraja të mba tyi.
Albanian 2018
Prandaj mos u mburr kundër degëve. Nëse mburresh, mos harro se nuk je ti që mban rrënjën, por është rrënja që të mban ty.
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
Mos u mburr kundrë degavet; po ndë u mburrç, ti nukë mban rrënjënë, po rrënja të mban tyj.