Romans 12:3 — Compare Translations

5 translations compared side by side

Albanian (Bibla Shqip 1994)
Sepse, për hirin që më është dhënë, unë i them secilit prej jush të mos e vlerësojë veten më shumë se sa duhet ta çmojë, por të ketë një vlerësim të përkorë, sipas masës së besimit që Perëndia i ndau secilit.
Albanian 1827
Thom adha për dhurëti, që më është dhënë, mbë sa janë ndër juvet, të mos jini më të urtë se sa duhetë të jini të urtë. Po të jini sado t’urtë, e sikundr’ është masëja e besësë, që është ndarë nga Perndia mbë cilëdo.
Albanian 1872
Sepse thom, me anë t’ati hirit qi m’u dha mue, mbë gjithë-se-cillinë prei jush, mos me u menduem ma tepërë se sa duhetë me u menduem, por me u menduem për me u bam’ i urtë, mbas masësë besësë qi dau Perëndia mbë gjithë-se-cillinë.
Albanian 2018
Përmes hirit që më është dhënë po i them çdonjërit prej jush të mos e mbajë veten më të madh se ç'duhet, por të mendojë ashtu siç duhet, secili sipas masës së besimit që i ka dhënë Perëndia.
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
Sepse them, me anë t’ ati hirit që më është dhënë, mbë gjithësecilinë prej jush, të mos mendonjë më tepërë se sa gjan të mendonjë, po të mendonjë, që të bënet’ i urtë, pas masësë besësë që i ndau Perëndia gjithësecilit.