Romans 4:10 — Compare Translations

5 translations compared side by side

Albanian (Bibla Shqip 1994)
Në ç'mënyrë, pra, iu numërua? Kur ai ishte i rrethprerë apo i parrethprerë? Jo ndërsa ishte i rrethprerë, por kur ishte i parrethprerë.
Albanian 1827
Qish adha ju nëmërua? Kur qe i prerë, a kur qe i paprerë? Jo kur qe prerë, po kur qe pa prerë.
Albanian 1872
Si iu numërue pra? Kur ishte i rreth-premë, apor kur ishte i parreth-premë? Jo kur ishte i rreth-premë, por i parreth-premë.
Albanian 2018
Po kur e bëri të drejtë? Kur ishte i rrethprerë apo kur ishte i parrethprerë? Jo kur ishte i rrethprerë, por kur ishte i parrethprerë.
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
Qysh iu numërua pra? Kur ishte i rrethprerë, apo kur ishte i parrethprerë? Jo kur ishte i rrethprerë, po i parrethprerë.