Romans 5:15 — Compare Translations
5 translations compared side by side
Albanian (Bibla Shqip 1994)
Mirëpo hiri nuk është si shkelja; nëse në fakt për shkak të shkeljes së një njeriu të vetëm vdiqën shumë, shumë më tepër hiri i Perëndisë dhe dhurata me anë të hirit e një njeriu, Jezu Krishtit, i teproi për shumë të tjerë.
Albanian 1827
Po jo si faji, kështu është edhe dhurata. Sespe nd’është që ndë faj të njëit vdiqnë shumë, shumë më tepër tepëroi dhurata e Perndisë për dhurëti njëit njeriut Iisu Hristoit, ndë të shumëtë.
Albanian 1872
Por jo si faji, kështu asht’ edhe dhunëtia, sepse ndë qoftë se prei fajit të njianit vdiqnë të shumëtë, shumë ma tepërë hiri i Perëndisë, edhe dhunëtia me anë të hirit të nji nieriut, Iesu Krishtit, tepëroi mbë të shumëtë.
Albanian 2018
Por dhurata e hirit të Perëndisë nuk mund të krahasohet me shkeljen e Adamit. Nëse prej shkeljes së një njeriu të vetëm vdiqën të gjithë, aq më shumë do të teprojnë për të gjithë hiri i Perëndisë dhe dhurata me anë të hirit e bërë nga një njeri i vetëm, Jezu Krishti.
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
Po dhurata nuk’ është posi faji, sepse ndë qoftë se prej fajit të njërit vdiqnë të shumëtë, shumë më teprë hiri i Perëndisë edhe dhurata me anë të një njeriu, Jisu Krishtit, teproj mbë të shumët.