Romans 5:18 — Compare Translations
5 translations compared side by side
Albanian (Bibla Shqip 1994)
Prandaj, ashtu si për një shkelje të vetme dënimi u shtri mbi të gjithë njerëzit, ashtu edhe me një akt të vetëm drejtësie, hiri u shtri mbi gjithë njerëzit për shfajësimin e jetës.
Albanian 1827
Sikundr’ erdhi adha vdekëja nga an’ e një fajit vetëmë mbë gjithë njerëz për dëm, kështu për gjuq të njëit vetëmë erdhi dhurëtia mbë gjithë njerëz për ndreqëjë jetësë.
Albanian 1872
Sikurse pra prei nji faji u ba për dam mbë gjithë nierëzit, kështu edhe prei nji dreitënimi u ba mbë gjithë nierëzit të dalinë të dreitë për jetë.
Albanian 2018
Prandaj, sikurse përmes shkeljes së një njeriu të vetëm erdhi ndëshkimi për të gjithë njerëzit, ashtu edhe përmes veprës së drejtë të një njeriu Perëndia i bën të drejtë e u jep jetë të gjithë njerëzve.
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
Sikundrë pra prej një faji u bë dënim mbë gjithë njerëzit, kështu edhe prej një drejtërimi u bë mbë gjithë të dalënë të drejtë për jetë.