Romans 7:2 — Compare Translations

5 translations compared side by side

Albanian (Bibla Shqip 1994)
Sepse gruaja e martuar është e lidhur nga ligji me burrin deri sa ai rron, por, po i vdiq burri, lirohet nga ligji i burrit.
Albanian 1827
Sepse gruaja e martuarë është lidhurë ndë nom të burrit ngjera sa rron ai; ma ndë vdektë burri saj, lefterosetë gruaja nga nomi i burrit së saj.
Albanian 1872
sepse grueja e martueme ashtë lidhunë prei ligjësë me burrinë, sa të jetë gjallë ai, por ndë vdektë burri, sgjidhetë prei ligjësë burrit.
Albanian 2018
Kështu, sipas ligjit gruaja e martuar është e lidhur me burrin për sa kohë ai është gjallë, por nëse burri vdes, ligji i jep asaj lirinë nga burri.
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
Sepse gruaja e martuar’ është lidhurë nga nomi me burrinë që rron; po ndë vdektë burri, sgjidhetë nga nomi burrit.