Romans 8:17 — Compare Translations
5 translations compared side by side
Albanian (Bibla Shqip 1994)
Dhe nëse jemi bij, jemi dhe trashëgimtarë, trashëgimtarë të Perëndisë dhe bashkëtrashëgimtarë të Krishtit, nëse vuajmë më të dhe lavdohemi me të.
Albanian 1827
E ndë jemi djelm, jemi edhe pjesëtarë, pjesëtarë të Perndisë, e pjesëtarë bashkë me Krishtinë. Po nd’është që besojëmë me të bashkë, që edhe të lëvdonemi me të bashkë.
Albanian 1872
Edhe ndë qofshim dielm, jemi edhe trashigimtarë: trashigimtarë të Perëndisë, edhe trashigimtarë bashkë me Krishtinë, por ndë shëfrefshim me ate, qi të lavdohemi bashkë me ate.
Albanian 2018
Nëse jemi bij, jemi edhe trashëgimtarë; trashëgimtarë të Perëndisë si dhe bashkëtrashëgimtarë të Krishtit, sepse, nëse vuajmë bashkë me të, edhe do të përlëvdohemi bashkë me të.
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
Edhe ndë qofshim bij, jemi edhe trashëgimtarë; trashëgimtarët’ e Perëndisë, edhe trashëgimtarë bashkë me Krishtinë, po ndë pësofshim bashkë me atë, që të lavdonemi edhe bashkë me atë.