Romans 8:29 — Compare Translations

5 translations compared side by side

Albanian (Bibla Shqip 1994)
Sepse ata që ai i ka njohur që më parë, edhe i ka paracaktuar që të jenë të ngjashëm me shëmbëlltyrën e Birit të tij, kështu që ai të jetë i parëlinduri në mes të shumë vëllezërve.
Albanian 1827
Sepse ata që ka njohurë më përpara (Perndia) ata i ka edhe proorisurë që të bënenë të tillëtë sikundr’ ësht’ edhe ikon’ e birit së saj, që të jetë ai prototok (i parë) ndë shumë vëllazër.
Albanian 1872
Sepse sa ngjofi çë përpara, ata urdhënoi çë përpara me qenunë bashkë mbi nji formë me figurën’ e Birit vet, qi të jet’ ai para-lindës ndër shumë vëllazën.
Albanian 2018
Sepse Perëndia i njihte ata që më përpara dhe i paracaktoi për t'u bërë të ngjashëm me shëmbëllimin e Birit të tij, në mënyrë që Biri të jetë i parëlinduri mes shumë vëllezërve.
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
Sepse sa njohu që përpara, ata urdhëroj që përpara të jenë bashkë me një formë me ikonën’ e të Birit, që të jet’ ay i paralindurë ndër shumë vëllezër.