Romans 8:7 — Compare Translations
5 translations compared side by side
Albanian (Bibla Shqip 1994)
Në fakt mendja e kontrolluar nga mishi është armiqësi kundër Perëndisë, sepse nuk i nënshtrohet ligjit të Perëndisë dhe as nuk mundet.
Albanian 1827
Sepse silloi e kurmit është hasmëri te Perndia, sepse nukë bindetë mbë nom të Perndisë, sepse as nukë mund.
Albanian 1872
Sepse mendia e mishit asht’ anëmiqësi te Perëndia, sepse nukë përungjetë mbë ligjët të Perëndisë, por as nukë mundetë.
Albanian 2018
Prandaj mendja te gjërat e dobësisë njerëzore është në armiqësi me Perëndinë, pasi nuk i nënshtrohet ligjit të Perëndisë dhe as nuk mundet.
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
Sepse mendimi i mishit ësht’ arëmiqësi te Perëndia; sepse nukë bindetë ndë nomt të Perëndisë, po as nukë munt.