Romans 9:22 — Compare Translations

5 translations compared side by side

Albanian (Bibla Shqip 1994)
Dhe çfarë të thuash nëse Perëndia, duke dashur të tregojë zemërimin e tij dhe të bëjë të njohur pushtetin e tij duroi me shumë zemërgjërësi enët e zemërimit që qenë bërë për prishje?
Albanian 1827
E ndë deshi Perndia të dëfton urgjin’ e saj, e të bën që të njihej fuqia e saj, i duroi me shumë durim enët’ e urgjisë që qenë bërë për të humburë?
Albanian 1872
Ndë deshi Perëndia me diftuem zemërimin’ e vet, edhe me bamë të ngjofunë fuqin’ e vet, duroi me shumë zemërë të gjanë enët’ e zemërimit qi qenë bamë për të viderrë?
Albanian 2018
Megjithëse Perëndia donte të shfaqte zemërimin e tij dhe të bënte të njohur pushtetin e tij, ai u tregua shumë i duruar me enët që e meritonin zemërimin e tij dhe që ishin bërë për t'u shkatërruar.
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
Ndë deshi Perëndia të dëftenjë zemëratën’ e ti, edhe të bënjë të njohurë fuqin’ e ti, duroj me shumë zemërë të gjërë enët’ e zemëratësë, që qenë bërë të humburë?