Titus 1:4 — Compare Translations
5 translations compared side by side
Albanian (Bibla Shqip 1994)
Për këtë arsye të lashë në Kretë, që ti të ndreqësh mirë çështjet që janë për t'u bërë dhe që, në çdo qytet, të caktosh pleq, ashtu siç të porosita;
Albanian 1827
Mbë Titonë djalën’ e dashurë sikundr’ është besa që kemi bashkë, dhurëti, ndëjesë, e paq nga Perndia Babai, edhe nga Zoti Iisu Hristoi që shpëton nevet.
Albanian 1872
mbë Titonë të thieshtinë dialë mbas besësë rëndomshime, qoftë hir, përdëllimt’, paqtim, prei Perëndisë Atit, edhe prei Zotit Iesu Krisht, Shëlbuesit t’ynë.
Albanian 2018
Po të shkruaj ty, o Tit, që je për mua bir i vërtetë në besimin tonë të përbashkët: hiri dhe paqja nga Perëndia Atë dhe nga Krishti Jezu, shpëtimtari ynë, qofshin me ty!
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
Mbë Titonë, të thieshtinë dialë pas besësë që kemi së bashku, qoftë hirë (përdëllim), paqtim prej Perëndisë Atit, edhe prej Zotit Jisu Krishtit, Shpëtimtarit tënë.