Titus 2:14 — Compare Translations
5 translations compared side by side
Albanian (Bibla Shqip 1994)
Mësoju këto gjëra, këshillo dhe qorto me çdo pushtet! Askush mos të përçmoftë.
Albanian 1827
Ai që dha vetëhen’ e tij për nevet, që të na shpëton nevet nga çdofarë paranomie, e të na qëron mbë vetëhe të tij, një llao të cgjedhurë, e ziliar mbë punëra të mira.
Albanian 1872
i cilli dha vetëvetëhenë për ne, qi të na shpërblejë prei qish do farë paligjënie, edhe të na qirojë për vetëhen’ e ati popullë të sgjedhunë, zemër-përvëlutë për vepëra të mira.
Albanian 2018
Ai e dha veten për ne, që të na shpengojë nga çdo paudhësi dhe të na bëjë një popull të pastër për veten e tij dhe të zellshëm për vepra të mira.
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
I cili dha vetëhen’ e ti për ne, që të na shpërblenjë prej çdo paudhërie, edhe të na qëronjë për vetëhen’ e ti llaus të sgjedhurë, zemër-përvëluarë për punëra të mira.