bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 1872
/
2 John 1
2 John 1
Albanian 1872
Jump to:
Chapter 1
1
Plaku mbë Zonjën’ e sgjedhëme, edhe mbë dielmt e asai, qi un’ i due ndë të vërtetët, edhe jo unë vetëmë, por edhe gjith’ ata qi kanë ngjofunë të vërtetënë,
2
për ate të vërtetënë qi mbet ndër ne, edhe ka me qenunë bashkë me ne për gjithë jetënë,
3
qoftë bashkë me ju hir, ndëjesë, paqtim prei Perëndisë Atit, edhe prei Zotit Iesu Krisht të Birit Atit, ndë të vërtetë e ndë dashuni.
4
U gëzueshë shumë, se gjeta disa prei dielmvet tu tue ecunë, ndë të vërtetënë, sikurse muerëm porosi prei Atit.
5
Edhe tashi të lutem, o Zonjë, jo sikur tue shkruem te ti nji porosi të re, por ate qi kishim çë përpara herësë, të duemë njani tietërinë.
6
Edhe këjo ashtë dashunia, të ecimë mbas porosivet ati. Këjo ashtë porosia, sikurse e ndëgjuetë çë përpara herësë, të ecëni mb’ate.
7
Sepse shumë gënjeshtarë hynë ndë botët, ata qi nukë rrëfejënë me gojë se Iesu Krishti erdhi ndë mish; kyi ashtë gënjeshtari edhe antikrishti.
8
Këqyrni vetëhenë tuei, qi të mos vdierrim’ ato qi punuem, por të marrinë pagë të plotë.
9
Gjithë kush kapërcen porosinë, edhe nukë mbet ndë mësimt të Krishtit, ai s’ka Perëndi; ai qi mbet ndë mësimt të Krishtit, kyi ka edhe Atën’ edhe Birinë.
10
Nd’arthtë kushi te ju, e nukë bije këte mësim, mos e merrni ndë shtëpi, edhe mos e përshëndetni,
11
sepse ai qi e përshëndet, bahetë piesëtar mbë vepërat t’ati të këqiatë.
12
Ndonëse pata shumë për me u shkruem juve, nukë desha me letër’ e me mellan, por shpërej me ardhunë te ju, edhe me folunë gojë me gojë, qi të jetë plot gëzimi ynë.
13
Të falenë me shëndet dielmt’ e motërësë s’ate të sgjedhëmesë. Amen.
Jump to:
Chapter 1
All chapters:
1