bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 1872
/
Ephesians 1
Ephesians 1
Albanian 1872
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 2 →
1
Pauli apostulli i Iesu Krishtit me dashunimin’ e Perëndisë, mbë shenjtënit qi janë ndë Efesë, edhe mbë besëtarët mbë Iesu Krishtinë:
2
hir edhe paqtim qoftë mbë ju prei Perëndisë Atit t’ynë, edhe prei Zotit Iesu Krisht.
3
I bekuem qoftë Perëndia edhe Ati i Zotit t’ynë Iesu Krishtit, qi na bekoi me qish do bekim shpirtënie ndë punët të qiellit me anë të Krishtit,
4
sikurse na sgjodhi me anë t’ati para se të ngrifei bota, qi të jemi shenjtën edhe faqe-bardhë përpara ati me anë të dashunisë;
5
na urdhënoi çë përpara për birënin’ e zanë mbë vetëhen’ e ati me anë të Iesu Krishtit,
6
mbas së pëlqyemesë dashunimit vet, për nderin’ e laftit të hirit vet, qi me ate na pëlqeu me anë të dashunit vet;
7
qi prei ati kemi të shpërblemitë me anë të gjakut ati, ndiesën’ e fajevet, mbas pasëjesë hirit ati;
8
qi e teproi mbë ne me qish do dituni e urti.
9
Sepse bani të ngjofimë pshefësinën’ e dashunimit vet mbas së pëlqyemesë vet, qi e pat vumë ndër mend me vetëhen’ e ati,
10
ndë guverni të mbushëmesë kohënavet të përmbëledhi të gjitha mbë Krishtinë, edhe ato qi janë ndë qijet, edhe ato qi janë mbë dhet;
11
mb’ate muerëm edhe shortë, urdhënuem çë përpara sikurse e pat vumë ndër mend ai qi vepëron të gjitha mbas andësë dashunimit vet,
12
për me qenunë na qi shpëryem çë përpara mbë Krishtinë për nderin’ e laftit ati;
13
mb’ate shpëryet’ edhe ju qi ndëgjuetë fjalën’ e së vërtetësë, ungjillin e shpëtimit tuei; edhe si i besuet’ ati, u bulosët me Shpirtinë Shenjt të të zotuemesë,
14
qi ai ashtë kapar’ i trashigimit t’anë, deri mbë të shpërblemen’ e ati popullit qi u fitue, për nderin’ e laftit ati.
15
Përandai edhe unë ndëgjova besënë tuei mbë Zotinë Iesu, edhe dashuninë qi keni mbë gjithë shenjtënit,
16
nukë pushoj tue iu falunë ndersë Perëndisë për ju, e tue u përmendunë juve mbë të falunat e mia, qi të u api.
17
Perëndia i Zotit t’ynë Iesu Krishtit, Ati i laftit, shpirt ditunie edhe sbulesë, për me ngjofun’ ate.
18
Syt’ e mendiesë tuei të jenë ndritunë, për me ngjofunë cilla ashtë shpëresa e së thërritëmes’ ati, edhe cilla ashtë pasëja e laftit trashigimit ati mbë shenjtënit,
19
edhe cilla ashtë e tepëra madhëni e fuqisë ati qi vepëroi mbë ne qi besoimë, mbas të vepëruemit të pushtetshimesë fuqis’ ati,
20
të cillën’ e vepëroi mbë Krishtinë, kur e ngjalli prei së vdekunish, edhe e vuni me ndenjunë ndë të diathtët vet mbë vendet e qijevet,
21
përsipër qish do urdhëni e pushteti e fuqie e zotënie; edhe përsipër qish do emëni qi emënohetë, jo vetëmë mbë këte jetë, por edhe mb’ate qi vien;
22
edhe të gjitha ia vuni ndënë kambët t’ati, edhe e bani krye sipër të gjithëve mbë kishët,
23
qi ajo ashtë korpi i ati, të mbushunitë qi mbush të gjitha mbë të gjitha.
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 2 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6