bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 1872
/
James 1
James 1
Albanian 1872
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 2 →
1
Iakobi, shërbëtori i Perëndisë edhe i Zotit Iesu Krisht, mbë të dy-mbë-dhetë farat qi janë shpërdamë, falemi me shëndet.
2
Kujtonia për qish-do gëzim, o vëllazën, kur të bini mbë qish-do farë ngasëjesh,
3
tue ditunë se provimi i besësë tuei punon durim,
4
edhe durimi le të ketë punë të kullutë, qi të jeni të kullutë edhe të tanë, pa qenunë të mangutë as mbë ndonji gja.
5
Edhe ndë i mengoftë dituni ndonjianit prei jush, le të lypi prei Perëndisë qi u ep të gjithëve pa kursim, e nukë qarton; edhe ka me iu dhanë.
6
Por le të lypi me besë, pa qenunë me dy mendie, sepse ai qi ashtë me dy mendie i përgjan valësë detit qi tundetë prei erës’ edhe përpiqetë.
7
Sepse ai nieri le të mos kuitojë se ka me marrë gja prei Zotit.
8
Nieriu me dy mendie asht’ i paqindrueshim mbë gjith’ udhët e veta.
9
Le të mburretë pra vëllai i përungjëtë ndë të naltët të vet,
10
e i pasuni ndë të përungjët të vet, sepse ka me shkuem porsi luleja e barit.
11
Sepse leu dielli bashkë me vapënë, edhe thau barinë, edhe luleja e ati ra, edhe bukuria e faqes’ ati hupi; kështu edhe i pasuni ka me u vyshkunë nd’udhët të veta.
12
Lum ai nieri qi duron ngasëje, se si të provohetë ka me marrë kunorën’ e jetësë, qi ua ka zotuem Zoti atyneve qi duen’ ate.
13
Kur të ngitetë kushi, le të mos thotë, se ngitetë prei Perëndiet; sepse Perëndia s’ngitetë prei së këqish, edhe ai s’nget kend.
14
Por gjithë-se-cilli ngitetë tue u tërhiekun’ e tue u gënjyem prei dëshërimit,
15
mbasandai dëshërimi mbarset’ e piell fajinë, edhe faji si të bahetë, piell vdekënë.
16
Mos gënjehi, o vëllazënit’ e mi të dashunë.
17
Qish-do e dhan’ e mirë, edhe qish-do dhunëti e kullutë ashtë prei së nalti, edhe sdrip prei Atit dritavet, qi mb’ate s’ka të ndërrueme, a të këthyeme hieje.
18
Prei dashunimit vet na puell me fjalën’ e së vërtetësë, qi të jemi nji pem’ e parë e krietyravet ati.
19
Përandai, o vëllazënit’ e mi të dashunë, qish-do nieri le të jet’ i shpeitë mbë të ndëgjuemit, i vonë mbë të folunit, i vonë mbë zemërim,
20
sepse zemërimi i nieriut s’punon dreitënin’ e Perëndisë.
21
Përandai si të hethni tej qish-do palavi e të tepruemit’ e së keqesë, pritni me butësinë fjalënë qi ka bimë ndër ju, qi ajo mundetë me shpëtuem shpirtënatë tuei.
22
Edhe bahi asish qi e bajënë fjalënë, e jo vetëm’ asish qi e ndëgjojënë, tue gënjyem vetëhenë tuei.
23
Sepse ndë ndëgjoftë kushi fjalënë, e të mos e bajë, kyi i përgjan nji nieriu qi shikon faqen’ e vetiut ndë pasqyrët,
24
sepse e shikoi vetëhenë, edhe iku, edhe përnjiherë e harroi se si ishte.
25
Por ai qi ulet’ e shikon ndë të kullutënë ligjën’ e së lirësë, edhe qindron mb’ate, kyi si të bahetë jo asi qi ndëgjon e harron, por asi qi ban punënë, kyi ka me qenun’ i lumunë ndë punët të vet.
26
Ndë duketë kush ndër ju se asht’ i feshim, edhe s’i ve fre gjuhësë vet, por gënjen zemërën’ e vet, feja e këti asht’ e kotë.
27
Feja e këthiellët’ edhe e papugame për-anë Perëndisë edhe Atit ashtë këjo: Me vum’ ore të vorfën e gra të veja ndë shtrëngimt t’atyne, me rueitunë vetëhenë të pa-shgryem prei botet.
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 2 →
All chapters:
1
2
3
4
5