bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 1872
/
Mark 3
Mark 3
Albanian 1872
← Chapter 2
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 4 →
1
Mbasandai hyni për-së-ri ndë synagogët; ende atie ishte nji nieri qi kishte dorën’ e thatë.
2
Ende vijin ore ate, ndë qoftë se do ta shëndoshë për ditë të shëtunash; për me e përfolunë.
3
Ende ai i thot’ ati nieriut qi kishte dorën’ e thatë: Ngreu ndë miedis.
4
Mbasandai u thot atyne: Asht’ e udhësë me bamë mirë për të shëtuna, apo me bamë keq? Me shpëtumë shpirt, apo me vramë? Po ata s’pëzajinë.
5
Atëherë si i vuni ore rreth me zemërim, tue i ardhunë keq për ashpërimin’ e zemërës’ atyneve, i thotë nieriut: Shtri dorënë tande. Ende ai e shtrini, ende dora e ati u la e shëndoshë posi tietra.
6
Ende Fariseitë si dulnë, përnjiherë banë këshille bashkë me Herodianët kundra ati për me e prishunë.
7
Po Iesui iku bashkë me dishepujt’ e vet mb’anë të detit, edhe i voitnë mbrapa shumë shumicë ka Galilea, e ka Iudea,
8
e ka Ierusalemi, e ka Idumea, e ka përtej Iordanit; ende shumë shumicë prei atyneve qi ishinë rreth Tyrës, ende Sidonës’ erthnë ke ai, kur ndëgjunë se sa punë bante.
9
Ende ai u tha dishepujvet vet me pritun’ afër’ ati nji lundër, për punë të gjindëjesë, qi të mos e shtrëngojnë.
10
Sepse shëndoshi shumë vetë, kaqi sa bijinë sipar ati, qi ta prekinë, sa vetë kishinë sëmundëje.
11
Ende shpirtënat’ e ndytë kur e vijin’ ore, i bijinë përpara ende gërthiçinë, tue thanë, se: Ti je i Bir’ i Perëndisë.
12
Po ai i qirtonte shumë, qi të mos e shpërfaqinë.
13
Mbasandai hypën ndë malt, ende thërret për-anë vetëhesë sa vetë deshi ai, ende ata voitnë ke ai.
14
Ende ai sgjodhi dy-mbë-dhitë vetë, qi të jenë bashkë me atë, ende qi t’i dërgojë me predikumë,
15
ende të ken’ urdhënë me shëndoshunë sëmundëjetë, ende me nxierrë diajtë:
16
Simoninë, qi ia vuni emninë Pietër;
17
ende Iakobinë të birin’ e Zebedeut; ende Gjionninë të vëllan’ e Iakobit; ende ua vuni emëninë Boanerges, qi do me thanë: të Bijt’ e bumbullimësë;
18
ende Andrenë, ende Filippin’, ende Bartholomenë, ende Matthenë, ende Thomanë, ende Kananitin’, ende Iakobinë të birin’ e Alfeut, ende Thaddenë, ende Simon Kananitin’,
19
ende Iudën’ Iskariotinë, i cilli e trathtoi.
20
Mbasandai vinë ndë nji shtëpi. Ende mbëlidhetë për-së-ri gjindëje, kaqi sa ata s’mundeshinë me ngranë as bukë.
21
Ende nierëzit’ e ati kur ndëgjunë, dulnë me e zanë, sepse thoshinë, se ka dalunë menç.
22
Ende Shkruisitë qi sdripnë prei Ierusalemit, thoshinë, se ka Beelzebulin’, ende se nxir diajtë me të parin’ e diajvet.
23
Po ai si thirri ata për-anë, u thoshte me parabulla: Si mundetë Satanai me nxierrë Satananë?
24
Ende ndë u daftë nji mbëretëni kundrë vetëvetëhesë, ajo mbëretëni s’mundetë me qindrumë.
25
Ende ndë u daftë nji shtëpi kundrë vetëvetëhesë, ajo shtëpi s’mundetë me qindrumë,
26
Ende Satanai ndë u ngritë kundrë vetëvetëhesë, ende u da, s’mundetë me qindrumë, po ka të mbarume.
27
Askushi s’mundetë me hymë ndë shtëpit të fortit për me rrëmbym’ enët’ e ati, pa mos lidhunë ma përpara të fortinë; ende atëherë ka me rrëmbymë shtëpin’ e ati.
28
Me të vërtet po u thom juve, se gjithë fajetë kanë me u falunë të bijvet nierëzëvet, ende vlasfimiatë, sado qi të vlasfimojnë,
29
po ai qi të vlasfimojë kundrë Shpirtit Shenjt, s’ka me iu falunë për gjithë jetënë, por ashtë fajtur i mundimit pasosunë,
30
sepse thoshinë, se: Ka shpirt të ndytë.
31
Vinë pra të vëllazënit’ ende e ama e ati, ende si ndejtnë jashtë, dërgunë ke ai, për me e thirrunë.
32
Ende rreth ati rrinte gjindëje, ende i thanë: Ngje jot amë ende t’yt vëllazën ke po të kërkojnë jashtë.
33
Po ai u përgjeq atyneve, tue thanë: Kush ashtë ama eme, a vëllazënit’ e mi?
34
Ende si vuni ore rreth ata qi rrijinë për-an’ ati, tha: Ngje ama eme, ende vëllazënit’ e mi!
35
Sepse ai qi të bajë dashunimin’ e Perëndisë, kyi asht’ em vëlla, ende eme motër, ende amë.
← Chapter 2
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 4 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16