bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 1872
/
Titus 3
Titus 3
Albanian 1872
← Chapter 2
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
1
Ua bier ndër mend atyneve të ulinë kryetë ndën’ urdhënat e ndënë pushtetet, t’u ndëgjojënë të parëvet, të jenë gati për qish do farë vepëre të mirë.
2
Të mos nemin’ askend, të mos qartohenë, të jenë të hieshim, të diftojënë qish do butësinë mbë gjithë nierëzit.
3
Sepse edhe na ishim njiherë të marrë, të pabindunë, të gënjyem, shërbëtorë ndë qish do farë dëshërimesh e kënaqiesh, e shkoishim jetënë ndë të keqe e ndë zmir, mëni-marrës, të pasunë mëni niani tietërinë.
4
Por kur u duk e mira edhe mik-nierëzia e Perëndisë Shëlbyesit t’ynë, jo prei punësh dreitënisë qi punuem na, por mbas përdëllimit vet
5
na shpëtoi, prei së lamesë të së lemesë për-së-ri, edhe prei së përtërimesë Shpirtit Shenjt,
6
qi derdhi mbë ne me dorë të hapëtë me anë të Iesu Krishtit Shëlbyesit t’ynë,
7
qi të dalimë të dreitë me hirin’ e ati, e të bahemi trashigimtarë mbas shpëresësë jetësë pasosëme.
8
Për të zanë besë ashtë fjala, edhe due të vërtetojsh këto, qi të kenë kujdes ata qi i kanë besuem Perëndisë të jenë gati për vepëra të mira. Këto janë të mirat’ edhe të vëjefshimetë për nierëzit.
9
Edhe kërkime të marra, e të ngjefuna brezash, e të ngrana me fjalë, edhe luftëna ligje t’i lashë mbë-nj-anë, sepse janë të pavëjefshime edhe të kota.
10
Nierinë heretik si ta mësojsh nji herë, e dy herë,
11
hiq dorë prei asai, sepse e di se kyi ka dalunë jashtë prei udhësë, edhe fëjen, sepse ashtë gjukuem prei vetëvetëhesë.
12
Kur të dërgoj Artemanë a Tyhikunë te ti, nxito me ardhunë tek unë ndë Nikopolë, sepse atie e gjukova për me shkuem dimëninë.
13
Dërgo përpara me nxitim Zenanë edhe Apollonë, qi të mos u mengojë gja.
14
Le të xan edhe të tonëtë të jenë gati për vepëra të mira për nevojat e lypsëshime, qi të mos jenë të papemë.
15
Të falenë me shëndet gjith’ ata qi janë bashkë me mue; faliu me shëndet atyneve qi na duenë mbë besët. Hiri qoftë bashkë me gjithë ju. Amen. (Letëra) mbë Titonë qi qe urdhënuem episkop i parë i kishësë Kretësavet, u shkrue kah Nikopola e Makedonisë.
← Chapter 2
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
All chapters:
1
2
3