bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
/
1 Thessalonians 1
1 Thessalonians 1
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 2 →
1
Pavli edhe Silluani edhe Timotheu, te qisha e Thessallonikasvet mbë Perëndinë, Atinë, edhe mbë Zotinë Jisu Krisht; hirë qoftë mbë ju edhe paqtim prej Perëndisë, Atit tënë, edhe prej Zotit Jisu Krisht.
2
I falemi ndersë përherë Perëndisë për gjithë ju, edhe u përmëntmë juve ndë të falurat tona,
3
Tuke kujtuarë pa pushim punën’ e besësë suaj, edhe mundimin’ e dashurisë, edhe durimin’e shpëresësë mbë Zotinë tënë Jisu Krishtinë, përpara Perëndisë edhe Atit tënë;
4
Tuke diturë, o vëllezër të dashurë prej Perëndisë, të sgjedhuritë tuaj.
5
Sepse ungjilli ynë nuk’ u bë te ju me fialë vetëmë, po edhe me fuqi, edhe me Frymë të Shënjtëruarë, edhe me shumë të mbushurë mëndëjesë, sikundrë e dini çfarë qemë ndërmest tuaj për ju.
6
Edhe ju bëtë sikundrë bëm neve edhe Zoti, sepse prittë fialënë ndër shumë shtrëngim, me gëzimin’ e Frymësë Shënjtëruarë;
7
Kaqë sa u bëtë shëmbëllesë mbë gjith’ ata që besonjënë ndë Maqedhoni e ndë Ahaj.
8
Sepse prej jush u përhap fiala e Zotit, jo vetëmë ndë Maqedhoni e ndë Ahai, po edhe mbë çdo vënt harriu zëri i besësë tuaj mbë Perëndinë; kaqë sa neve s’kemi nevojë të flasëmë gjë;
9
Sepse ata tregonjënë për ne, çfarë të hyri gjetëm te ju, edhe qysh u këthyetë te Perëndia nga idhujtë, që t’i shërbeni Perëndisë gjallë edhe të vërtetit,
10
Edhe të prisni Birin’ e ti nga qiejet, të cilin’ e ngjalli prej së vdekurish, Jisunë, që na shpëton nga zemërimi që vien.
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 2 →
All chapters:
1
2
3
4
5