bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
/
2 Corinthians 2
2 Corinthians 2
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
← Chapter 1
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 3 →
1
Edhe e gjykova këtë me vetëhenë time, që të mos vinj përsëri te ju me hidhërim.
2
Sepse unë ndë u hidhërofsha juve, e cili ësht’ ay që më gëzon, veç ay që hidhëronetë prej meje?
3
Edhe u shkrova juve këtë, që, kur të vinj, të mos kem hidhërim nga ata që duhej të kishnjam gëzim; tuke pasurë shpëresë mbë gjithë ju, se gëzimi im është juaji të gjithëve.
4
Sepse prej shumë shtrëngimi e acarimi të zemërësë u shkrova juve me shumë lot, jo që të hidhëroneni, po që të njihni dashurinë që kam me të tepërë mbë ju.
5
Edhe ndë pastë hidhëruarë ndonjë, s’më ka hidhëruarë mua, po mbënjanë më ka hidhëruarë, që të mos u rëndonj juve të gjithë.
6
Mjaft është për të tillinë njeri kyj qërtim që u bë prej më të shumëvet.
7
Kaqë sa përkundrë duhetë më tepër t’ia falni atë, edhe ta ngushulloni atë, që të mos përpihet’ i tilli njeri nga hidhërimi i tepërë.
8
Përandaj u lutem juve t’i dëfteni ati dashuri.
9
Sepse përandaj u shkrova juve, që të njoh provënë tuaj, ndë jeni të dëgjuarshim mbë të gjitha.
10
Edhe ati që t’ia falni, ia fal edhe unë; sepse ndë ia kam falur’ unë ndonjërit, kujdo që t’ia kem falurë, për ju e kam bërë këtë, përpara Krishtit, që të mos tepronjë fuqia e Satanajt përmbi ne;
11
Sepse e dimë se ç’ka ndër mënt ay.
12
Edhe kur erdha ndë Troadhë të leçis ungjillin’ e Krishtit, edhe m’u hap një derë për Zotinë, s’pata të prëjturë ndë shpirt tim, sepse nukë gjeta Titonë vëllanë tim.
13
Po si i lashë me shëndet ata, dolla e vajta ndë Maqedhoni.
14
Po falemi ndersë Perëndisë që na bën të thiramvefsmë kurdo me anë të Krishtit, edhe çpërfaq mbë çdo vënt erën’e mirë e të njohurit ati me anë tënë.
15
Sepse er’ e mirë e Krishtit jemi neve te Perëndia mb’ ata që shpëtonjën’ edhe mb’ ata që humbasënë.
16
Për këta neve jemi erë vdekëje për vdekëje, e për ata erë jete për jetë. E cili ësht’ i zoti për këto punë?
17
Sepse neve s’jemi si të shumëtë, që shesënë me kobim fialën’ e Perëndisë, po si nga zemër’ e këthiellëtë, po si nga an’ e Perëndisë, flasmë për Krishtinë përpara Perëndisë.
← Chapter 1
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 3 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13