bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
/
2 John 1
2 John 1
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
Jump to:
Chapter 1
1
Unë plaku mbë Zonjën’ e sgjedhurë, edhe mbë të bijt’ e asaj, që un’ i dua me të vërtetë; edhe jo unë vetëmë, po edhe gjith’ ata që kanë njohurë të vërtetënë;
2
Për atë të vërtetënë që mbet ndër ne, edhe do të jetë bashkë me ne për gjithë jetënë.
3
Qoftë bashkë me ju hirë, përdëllim, paqtim prej Perëndisë Atit, edhe prej Zotit Jisu Krisht, të Birit Atit, ndë të vërtetë e ndë dashuri.
4
U gëzuashë shumë, se gjeta ca nga bijt’ e tu tuke ecurë ndë të vërtetënë, sikundrë muarëm porosi nga Ati.
5
Edhe tashi të lutem tyj, o Zonjë, jo sikur tuke të shkruarë tyj një porosi të re, po atë që kishim që përpara herësë, të duamë njëri tiatrinë.
6
Edhe këjo është dashuria, të ecëjmë pas porosivet ati. Këjo është porosia, sikundrë e dëgjuatë që përpara herësë, të ecëni mb’ atë.
7
Sepse shumë kobimtarë hynë ndë botët, ata që nukë rrëfenjënë me gojë se Jisu Krishti erdhi ndë mish; i tilli është kobimtari edhe antikrishti.
8
Vështroni vetëhenë t’uaj, që të mos humbasëm’ ato që punuam, po të marrëmë pagë të plotë.
9
Kushdo që kapërcen porosinë, edhe nukë mbet ndë mësim të Krishtit, ay s’ka Perëndi; ay që mbet ndë mësim të Krishtit, kyj ka edhe Atin’ edhe Birinë.
10
Ndë qoftë se vien ndonjë te ju, e nukë bie këtë mësim, mos e merrni ndë shtëpi, edhe mos e përshëndetni;
11
Sepse ay që e përshëndet atë, bënetë piesëtar mbë punërat t’ati të ligatë.
12
Ndonëse pata shumë për t’u shkruarë juve, nukë desha me kartë e me mellan, po shëprenj të vinj te ju, edhe të flas gojë me gojë, që të jetë plot gëzimi ynë.
13
Të falenë me shëndet diemt’ e sat motëre të sgjedhurësë. (Amin.)
Jump to:
Chapter 1
All chapters:
1