bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
/
Colossians 2
Colossians 2
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
← Chapter 1
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 3 →
1
Sepse dua ta dini sa luftë të madhe kam për ju edhe për ata që janë ndë Llaodhiqi, edhe për gjithë sa s’kanë parë faqenë time me trup,
2
Që të ngushullonenë zemërat’ e atyreve, tuke bashkuarë ndë dashuri, edhe mbë çdo farë pasëje të mbushurit mëndëjesë, që të njohënë fshehësirën’ e Perëndisë edhe Atit edhe të Krishtit;
3
Ndë të cilinë janë fshehurë gjithë thesarët’ e diturisë edhe të mëndëjesë.
4
Edhe them këtë, që të mos u gënjenjë juve ndonjë me fialë të holla.
5
Sepse ndonëse nukë përpara jush me trup, po me shpirt jam bashkë me ju, tuke gëzuarë e tuke parë taksinë tuaj, edhe qëndresën’ e besësë mbë Krishtinë.
6
Sikundrë pra e keni marrë Zotinë Jisu Krisht, kështu ecëni mb’ atë,
7
Tuke zënë rrënjë e tuke ndërtuarë mb’atë, edhe tuke forcuarë ndë besët, sikundrë u mësuatë, tuke tepruarë mb’ atë me të falurë ndersë.
8
Vështroni mos u gënjenjë ndonjë me anë të fillosofisë edhe të kobimit kotë, pas fialëvet njerzet, që kanë lënë pas stiqiavet botësë, e jo pas Krishtit.
9
Sepse tek ay rri gjithë të mbushurit’ e hierisë trupërisht;
10
Edhe jeni mbushurë tek ay, i cili është kryet’ e çdo urdhëri e çdo pushteti;
11
Ndë të cilin’ edhe jeni rrethprerë me rrethpresje që s’bënetë me dorë, tuke sveshurë trupin’ e fajevet të mishit me rrethpresëje pa bërë me dorë, sepse keni sveshurë trupin e fajevet’ mishit me anë të rrethpresëjesë Krishtit.
12
Jeni kallurë ndë varr bashkë me atë ndë pagëzimt, prej ati edhe jeni ngjallurë me anë të besësë vepërimit Perëndisë, i cili ngjalli atë nga të vdekuritë.
13
Edhe juve, tuke qënë të vdekurë ndë fajet e ndë parrethpresëjet të mishit tuaj, u bëri të gjallë bashkë me atë, passi u fali juve gjithë fajetë;
14
Edhe passi shoj dorëshkronjën’ e porosivet që ishte kundrë nesh, edhe e hoqi atë nga mezi, si e mbërtheu mbë kryqt;
15
Edhe passi sveshi urdhërat’ edhe pushtetetë, i dëfteu ndër sy, passi thriamvepsi kundrë atyre mbi atë.
16
Le të mos u gjykonjë juve pra asndonjë për të ngrënë a për të pirë, a për dica dit të së kremtesë, a për hëna të ra, a për të shëtuna;
17
Të cilatë janë hijeja e punëravet që do të vinjënë, po trupi ësht’ i Krishtit.
18
Asndonjë le të mos u marrë juve bravurënë me të shtyrë urtësie, edhe me të lutur’ ëngjëjsh, tuke hyrë mbë ato punë që s’ka parë, tuke fryturë vetëhenë kot nga mëndeja e mishit ti,
19
Edhe nukë mban kryetë, Krishtinë, që ruhetë gjithë trupi prej ati, edhe është lidhurë me nyejet e me të lidhurat, rritetë pas të rriturit Perëndisë.
20
Ndë qoftë pra se vdiqtë bashkë me Krishtinë nga këto stiqiat’ e botësë, përse sikur jeni të gjallë ndë botët, kështu rrini ndën’ urdhërat,
21
(Mos pieksh me dorë, mos ngjëronesh, mos rroksh,
22
Që gjith’ ato prishenë nga të përndoruritë); sikundrë se jan’ urdhëratat’ edhe mësimet’ e njerëzet?
23
Të cilatë punëra dukenë se kanë dituri mbë lutëjenë prej vetiu e mbë urtësi, e mbë të pakurcyerë të trupit, sepse s’kanë për ndonjë farë nderi mishinë, po e kujtonjënë për tepëricë.
← Chapter 1
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 3 →
All chapters:
1
2
3
4