bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
/
Galatians 1
Galatians 1
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 2 →
1
Pavli apostoli (jo prej njerëzish, as me anë të ndonjë njeriu, po me anë të Jisu Krishtit, edhe Perëndisë Atit që ngjalli atë prej së vdekurish).
2
Edhe gjithë vëllezëritë që janë bashkë me mua, mbë qishat të Gallatisë;
3
Hirë qoftë mbë ju edhe paqtim nga Perëndia Ati, edhe nga Zoti ynë Jisu Krishti,
4
Që dha vetëhen’ e ti për fajetë tëna, që të na shpëtonjë nga këjo jetë e ligë e sotshime, pas dashurimit Perëndisë edhe Atit tënë,
5
Mb’ atë qoftë lavdia ndë jetët të jetëvet. Amin.
6
Çuditem se kaqë shpejt lini atë që u thirri juve ndë të hirë të Krishti, e shkoni pas tiatër’ ungjilli;
7
I cili s’është tiatërë, po janë ca vetë, që u trazonjënë juve, edhe duanë të përmbysën’ ungjillin’ e Krishtit.
8
Po edhe neve, a ëngjëll nga qielli ndë u leçittë juve tiatër’ ungjill, përveç ati ungjillit që u leçitëm juve, qoftë mallëkuarë.
9
Sikundrë thamë më përpara, edhe ndashti përsëri them: Ndë u leçittë ndonjë njeri tiatër’ ungjill, përveç ati që keni marrë, qoftë mallëkuarë.
10
Sepse ndashti njerëzëvet u mbush mëndëjen’ unë apo Perëndisë? Apo kërkonj të pëlqehem te njerëzitë? Sepse ndë pëlqeheshe më të njerëzitë, s’do të ishnjam shërbëtori i Krishtit.
11
Po u bënj ta dini ju, o vëllezër, se ungjilli që u leçit prej meje s’është pas njeriu;
12
Sepse as unë s’e mora prej njeriu, as u mësuaçë prej njeriu, po prej sbulesësë Jisu Krishtit.
13
Sepse ju e keni dëgjuarë, se qysh shkonjam njëherë ndë Judhaismë, se fort tepërë ndiqnjam qishën’ e Perëndisë, edhe e prishnjam atë.
14
Edhe vejem mbarë ndë Judhaismë më tepërë se shumë moshatarët’ e mi ndë komp tim, sepse ishnjam më tepërë zëlitar për porosit që kishinë lënë atërit’ e mi.
15
Po kur i pëlqeu Perëndisë që më ndau veç që nga barku i mëmësë, edhe më thirri me anë të hirit ti,
16
Që të sbulonjë birin’ e ti tek unë, që të ungjillëzonj atë ndër kombet, përnjëherë s’mora këshillë nga mishi e nga gjaku.
17
As nukë hipa ndë Jerusalim tek apostojtë që qenë përpara meje, po vajta nd’Aravi, edhe përsëri u kthyeshë ndë Dhamaskë.
18
Pastaj pas tre vieç hipa ndë Jerusalim, për të parë Pietrinë; edhe mbeta përanë ati pesë-mbë-dhietë dit.
19
Edhe s’pashë tiatërë nga apostojtë, veç Jakovinë të vëllan’e Zotit.
20
Edhe sa u shkruanj juve, ja te po rrëfenj përpara Perëndisë, se s’gënjenj.
21
Pastaj erdha ndë vëndet të Syrisë edhe të Qiliqisë.
22
Edhe nuk’ ishnjam njohurë me faqe me qishat’ e Judhesë që janë mbë Krishtinë;
23
Po vetëmë kishinë dëgjuarë, se ay që na ndiqte njëherë, ndashti po ungjillëzon atë besënë që prishte njëherë. Edhe lavdoninë Perëndinë për punë time.
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 2 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6