bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
/
Hebrews 1
Hebrews 1
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 2 →
1
Perëndia si u foli që herë moti atëravet tënë me anë të profitëvet shumë herësh edhe shumë mëndyrësh, na foli edhe neve mbë këto dit të pastajme me anë të Birit,
2
Të cilin’ e bëri trashëgimtarin’ e të gjithave, që me anë t’ ati bëri edhe jetët,
3
I cili, tuke qënë ndriçimi lavdisë edhe karaktiri i së qënësë ati, edhe tuke mbajturë të gjitha me fialën’ e fuqisë ti, si qëroj fajetë tëna prej vetëhesë ti, ndënji mbë të diathtët të madhërisë ndë vënde të larta;
4
Edhe u bë kaqë më i mirë se ëngjëjtë, sa ka trashëguarë një emërë më të çquarë snga ata.
5
Sepse cilit prej ëngjejet i tha ndonjëherë: “Ti je biri im; unë të kam pjellë sot?” Edhe përsëri: “Unë do t’i jem ati atë, edhe ay do të më jetë birë?”.
6
Edhe përsëri, kur të këllasë të paralindurinë ndë botët, thotë: “Edhe le të lusnjën’ atë gjith’ ëngjëjt’ e Perëndisë.”
7
Edhe për ëngjëjt thotë: ”Ay që bën ëngjëjt’ e ti fryma, edhe punëtorët’ e ti flakë ziarri.”
8
Po për të birinë: “Froni yt, o Perëndi, është ndë jetë të jetësë: shkop drejtërie është shkopi mbëretërisë sate.
9
Deshe drejtërinë e more mëri paudhërinë; përandaj të leu Perëndia, Perëndia yt, me vaj gëzimi më tepërë se piesëtarët’ e tu.”
10
Edhe: “Ti, o Zot, që herën e parë themelose dhenë, edhe qiejetë janë punërat’ e duarve tua.
11
Ata do të prishenë, po ti mbete; edhe të gjithë do të vietëronenë si rrobë,
12
Edhe posi të veshurë do t’i pshtiellç ata, edhe do të ndërronenë; po ti je vetë ay, edhe viet’ e tu nukë do të shterenë.”.
13
Edhe cilit prej ëngjëjvet i tha ndonjë herë: “Rri prej së diathtësë sime, gjersa të vë arëmiqt’ e tu ndënë këmbëjen’ e këmbëvet të tua.”
14
Nukë janë të gjithë fryma punëtore, që dërgonenë për punë, për ata që kanë për të trashëguarë shpëtiminë?
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 2 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13