bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
/
Titus 1
Titus 1
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 2 →
1
Pavli, shërbëtori i Perëndisë, edhe apostoli i Jisu Krishtit, pas besësë të sgjedhurëvet të Perëndisë, edhe pas të njohurësë së vërtetësë që është pas besësë mirë,
2
Për shpëresën’ e jetësë pasosurë, që ka zotuarë Perëndia që s’gënjen përpara motevet pasosurë,
3
Edhe çfaqi ndë kohëra të urdhëruara fialën’ e ti me anë të leçiturit, që m’u besua pas porosisë Perëndisë Shpëtimtarit tënë;
4
Mbë Titonë, të thieshtinë dialë pas besësë që kemi së bashku, qoftë hirë (përdëllim), paqtim prej Perëndisë Atit, edhe prej Zotit Jisu Krishtit, Shpëtimtarit tënë.
5
Përandaj të lashë ndë Kritë, që të ndreqç të mbeturatë, edhe të vëç pleq qytet mbë qytet pleq, sikundrë të kam urdhëruar unë;
6
Kush të jetë i pahequrë për faj, burr i një gruaje, që ka bij besëtarë, që të mos u ketë dalë zëri për plank-prishësa, a për të pabindurë.
7
Sepse episkopi duhetë të jetë i pahequrë për faj, posi kujdestar i Perëndisë; jo kryelartë, jo zemërak, jo pianec, jo rrahës, jo asi që lakëmon mbë fitim të lik;
8
Po derë-hapëtë, miku i së mirësë, i urtë, i drejtë, shënjt, asi që përmban vetëhen e ti;
9
Tuke qëndruarë ndë fialë të vërtetë pas mësimit, që të muntnjë të ngusnjë të tierë me mësimin’ e shëndoshë, edhe të qërtonjë ata që flasënë kundrë.
10
Sepse janë shumë të pabindur’ edhe që flasënë kot e prishnjënë mëndëjenë, më fort ata që janë nga rrethpresëja;
11
Atyreve duhetë t’u mbëçelmë gojënë; të cilëtë këthenjënë përmbys shtëpira të tëra, tuke mësuarë sa s’duhenë, për fitim të ndyrë.
12
Një nga ata tha, vetë profiti i atyreve: “Kritasitë janë kurdo gënjeshtarë, bisha të liga, barqe të ngeshim.’’
13
Këjo martiri ësht’ e vërtetë; për atë punë qërtoi ata fort, që të jenë të shëndoshë ndë besët;
14
Edhe të mos u vënë vesh përrallavet Judhenjet, edhe porsivet njerëzet që i këthenjënë kurrizinë së vërtetësë.
15
Të gjitha janë të qëruarë të të qëruaritë; po te të ndyrët’ e te të pabesët’ asndonjë gjë s’ësht’ e qëruara, po edhe mëndëja e atyreve edhe ndërgjegjëja janë të pëgëra.
16
Rrëfenjënë me gojë se njohënë Perëndi, po me punë e mohonjënë, sepse janë të ndyrë edhe të pabindurë, edhe të paprovuarshim mbë çdo farë pune të mirë.
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 2 →
All chapters:
1
2
3