bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 2018
/
1 John 1
1 John 1
Albanian 2018
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 2 →
1
Po ju shkruajmë për Fjalën e jetës që ishte nga fillimi, që e dëgjuam dhe e pamë me sytë tanë, që e soditëm dhe e prekëm me duart tona.
2
Jeta u shfaq dhe ne e pamë. Prandaj dëshmojmë dhe ju shpallim jetën e amshuar, që ishte me Atin dhe na u shfaq neve.
3
Po ju shpallim atë që pamë dhe dëgjuam, që edhe ju të keni bashkësi me ne, sepse bashkësia jonë është me Atin dhe me Birin e tij, Jezu Krishtin.
4
Këto gjëra po i shkruajmë që gëzimi ynë të jetë i plotë.
5
Ky është lajmi që dëgjuam prej tij dhe po jua njoftojmë juve: Perëndia është dritë dhe në të nuk ka kurrfarë errësire.
6
Po të themi se kemi bashkësi me të, por jetojmë në errësirë, gënjejmë dhe nuk veprojmë sipas së vërtetës.
7
Por po të jetojmë në dritë, sikurse ai është në dritë, kemi bashkësi me njëri-tjetrin dhe gjaku i Jezuit, Birit të tij, na pastron nga çdo mëkat.
8
Po të themi se nuk kemi mëkat, mashtrojmë veten dhe e vërteta nuk është në ne.
9
Po të rrëfejmë mëkatet tona, Perëndia që është besnik dhe i drejtë do të na i falë mëkatet e do të na pastrojë nga çdo padrejtësi.
10
Po të themi se nuk kemi mëkatuar, e bëjmë Perëndinë gënjeshtar dhe fjala e tij nuk është në ne.
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 2 →
All chapters:
1
2
3
4
5