bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 2018
/
1 Thessalonians 1
1 Thessalonians 1
Albanian 2018
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 2 →
1
Pali, Silvani e Timoteu, i shkruajmë kishës së selanikasve që i përket Perëndisë Atë e Zotit Jezu Krisht: paçi hir dhe paqe!
2
E falënderojmë gjithmonë Perëndinë për ju të gjithë dhe ju përmendim pa pushim në lutjet tona.
3
Ne kujtojmë para Perëndisë dhe Atit tonë besimin tuaj të gjallë, dashurinë tuaj vepruese dhe shpresën tuaj të palëkundur, që e keni në Zotin tonë Jezu Krisht.
4
O vëllezër, ne e dimë se Perëndia ju do dhe se ju ka zgjedhur,
5
sepse ungjilli që ju predikuam nuk erdhi te ju vetëm me fjalë, por edhe me fuqi, edhe me anë të Shpirtit të shenjtë, edhe me sigurinë e plotë se ai është i vërtetë. Ju e dini se kur ishim mes jush, çdo gjë që bëmë, e bëmë për të mirën tuaj.
6
Ju u bëtë shkërbimi ynë e i Zotit dhe megjithëse vuajtët shumë, i pranuat fjalët e ungjillit me gëzimin që vjen nga Shpirti i shenjtë.
7
Kështu, ju u bëtë shembull për të gjithë besimtarët në Maqedoni dhe në Akai.
8
Fjala e Zotit jehoi prej jush jo vetëm në Maqedoni e në Akai, por edhe në çdo vend ku u përhap besimi juaj në Perëndinë. Kështu, ne nuk kemi nevojë të themi ndonjë gjë.
9
Ata vetë tregojnë sesi na pritët kur erdhëm te ju e sesi ju hoqët dorë prej idhujve e u kthyet për t'i shërbyer Perëndisë së gjallë e të vërtetë.
10
Tani ju prisni Birin e tij, Jezuin, të vijë prej qiejve, të cilin ai e ngjalli prej të vdekurve dhe që na shpëton nga zemërimi që po vjen.
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 2 →
All chapters:
1
2
3
4
5