bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 2018
/
2 John 1
2 John 1
Albanian 2018
Jump to:
Chapter 1
1
Unë, plaku, po i shkruaj zonjës së zgjedhur e bijve të saj, që i dua me të vërtetë e jo vetëm unë, por edhe të gjithë ata që kanë njohur të vërtetën.
2
Ju duam për hir të së vërtetës që qëndron në ne e që do të jetë me ne në amshim.
3
Hiri, mëshira e paqja, që vijnë prej Perëndisë Atë e prej Jezu Krishtit, Birit të tij, qofshin me ne, në të vërtetë e në dashuri.
4
U gëzova pa masë që gjeta disa nga bijtë e tu duke jetuar në të vërtetën sipas urdhërimit që morëm nga Ati.
5
Dhe tani të lutem ty, o zonjë, jo sikur po të shkruaj një urdhërim të ri, por urdhërimin që kishim që nga fillimi: ta duam njëri-tjetrin.
6
Kjo është dashuria: të jetojmë sipas urdhërimeve të tij. Sikurse e keni dëgjuar që nga fillimi, urdhërimi është ky: jetoni në dashuri.
7
Në botë kanë dalë shumë mashtrues, që nuk rrëfejnë se Jezu Krishti erdhi me trup njerëzor. Kush thotë kështu, është mashtruesi dhe antikrishti.
8
Kini kujdes veten tuaj, që të mos humbisni frytin e punës sonë, por të merrni shpërblimin e plotë.
9
Kush del nga mësimi i Krishtit e nuk qëndron në të, nuk ka Perëndi. Ai që qëndron në mësimin e Krishtit, ka edhe Atin, edhe Birin.
10
Nëse dikush vjen te ju e nuk sjell këtë mësim, mos e pranoni në shtëpi e mos e përshëndetni.
11
Kush e përshëndet atë, bëhet pjesëtar në veprat e tij të liga.
12
Megjithëse kisha shumë gjëra për t'ju shkruar, nuk doja ta bëja me letër e bojë, por shpresoj të vij te ju e t'ju flas gojarisht, në mënyrë që gëzimi ynë të jetë i plotë.
13
Të përshëndesin bijtë e motrës sate të zgjedhur.
Jump to:
Chapter 1
All chapters:
1