bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 2018
/
3 John 1
3 John 1
Albanian 2018
Jump to:
Chapter 1
1
Unë, plaku, po i shkruaj Gajit të dashur, që e dua me të vërtetë:
2
fort i dashur, uroj që gjithçka të shkojë mirë e të gëzosh shëndet, sikurse je mirë shpirtërisht.
3
U gëzova pa masë kur erdhën disa vëllezër e dëshmuan për besnikërinë tënde ndaj së vërtetës dhe sesi jeton ti në të.
4
Nuk kam gëzim më të madh sesa kur dëgjoj që bijtë e mi jetojnë në të vërtetën.
5
Fort i dashur, ti vepron si besimtar i vërtetë në gjithçka që bën për vëllezërit, madje edhe për të huajt.
6
Ata dëshmuan para kishës për dashurinë tënde. Do të bëje mirë t'i ndihmoje ta vazhdojnë udhëtimin në mënyrë të denjë për Perëndinë.
7
Ata kanë dalë për t'i shërbyer emrit të Krishtit, duke mos pranuar asgjë nga kombet.
8
Ndërsa ne e kemi për detyrë të përkrahim njerëz të tillë, që të bëhemi kështu bashkëpunëtorë të së vërtetës.
9
I shkrova një letër kishës, por Diotrefi, të cilit i pëlqen të jetë i pari i tyre, nuk na pranoi.
10
Prandaj, kur të vij, do t'ia kujtoj veprat që bën dhe fjalët e këqija që thotë për ne. Si të mos mjaftohej me kaq, ai jo vetëm që vetë nuk i pranon vëllezërit, por pengon edhe ata që duan t'i pranojnë e madje i përjashton nga kisha.
11
Fort i dashur, mos shkërbe të keqen, por të mirën. Kush bën të mirën, është nga Perëndia. Kush bën të keqen, nuk e ka parë Perëndinë.
12
Për Dhimitrin dëshmojnë mirë të gjithë, madje edhe vetë e vërteta. Dëshmojmë edhe ne për të dhe ti e di se dëshmia jonë është e vërtetë.
13
Kam shumë gjëra për të të shkruar, por nuk dua t'i shkruaj me bojë e penë.
14
Shpresoj të të shoh së shpejti e të flasim gojarisht.
15
Paqja qoftë me ty! Të përshëndesin miqtë. Përshëndeti miqtë një nga një.
Jump to:
Chapter 1
All chapters:
1